Godina simbol e stilit arkitekturor austriak

AO29-Godina simbol e stilit arkitekturor austriak 

Godina nÃŦ foto, ku, pÃŦr dekada me rradhÃŦ ishte vendosur MAPO-ja e madhe e qytetit tÃŦ VlorÃŦs, ÃŦshtÃŦ njÃŦ tjetÃŦr simbol pÃŦr qytetin. Kjo ndÃŦrtesÃŦ, ÃŦshtÃŦ blerÃŦ nÃŦ mars tÃŦ vitit 1905, prej vÃŦllezÃŦrve Sorra me origjinÃŦ nga Tirana e banues, prej vitit 1893, nÃŦ VlorÃŦ. PÃŦr mjaft vite ka shÃŦrbyer si njÃŦ nga hotelet luksoze nÃŦ qytet, ku, nÃŦ fund tÃŦ vitit 1913, u vendos rezidenca e KonsullatÃŦs sÃŦ BullgarisÃŦ pranÃŦ QeverisÃŦ sÃŦ Ismail Qemalit. 

Ka dy versione pÃŦr periudhÃŦn e ndÃŦrtimit tÃŦ saj. Sipas versionit tÃŦ parÃŦ, godina ÃŦshtÃŦ ndÃŦrtuar nÃŦ fund tÃŦ shekullit XIX, diku nÃŦ vitet 1880-1885 dhe pronari i parÃŦ i saj, njÃŦkohÃŦsisht porositÃŦsi, ÃŦshtÃŦ njÃŦ tregtar austriak me banim nÃŦ Trieste (Itali). NdÃŦrkohÃŦ, sipas njÃŦ varianti tjetÃŦr, Zoti Ganxhilik, e ka rikonstruktuar dhe pÃŦrshtatur nÃŦ njÃŦ stil arkitekturor tÃŦ kohÃŦs, godinÃŦn e ndÃŦrtuar nÃŦ vitin 1827.  

Objekti ka njÃŦ planimetri trapezoidale tÃŦ çrregullt, me njÃŦ sipÃŦrfaqe 250 metra katrorÃŦ, me strukturÃŦ prej betoni dhe muraturÃŦ guri e tulle. Arkitektura i pÃŦrket stilit neoklasik, por me tendencÃŦ tÃŦ theksuar drejt atij modern, ku dominojnÃŦ linjat e drejta, me dekoracion asimetrik tÃŦ thyer. NÃŦ tÃŦ shihen ndikimet e stilit austriak dhe italian. 

Â