Tid Vlora

Buletini Informativ Nr.1

Qendra Historike, dëshmi e vlerave…
Qendra Historike, dëshmi e vlerave të traditës në arkitekturë

VLORË, 6 qershor/ATSH-Harilla Koçi/ Qendra Historike, ose Vlora e Vjetër, e rikonstruktuar përmes një projekti të përbashkët të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) dhe Qeverisë Shqiptare, është shndërruar tashmë në një mjedis atraktiv dhe me interes për vizitorët.

Kjo hapësirë me vlera të shumëfishta, përmbledh në vetvete historinë e qytetit, ngjarje e momente me rëndësi kombëtare e mbarëkombëtare, ndërkohë që evokon segmente të të shkuarës shumëshekullore në aspekte të ndryshme, një prej të cilave është tradita në arkitekturë.

Ndërtimet në këtë zonë, të evokuara në kohë përmes procesit të restaurimit selektiv dhe në tërësi, përfaqësojnë vlera të vërteta në arkitekturë, të materializuara në shekujt XIX dhe XX, vazhdë e traditave shumë më të hershme.

Në këndvështrimin e historisë së arkitekturës, nuk mund të flitet për një banesë tipike vlonjate, si element urban, ashtu siç përkufizohet dhe veçohen banesat tiranase, shkodrane, elebasanase, beratase, gjirokastrite e korçare. Kjo, sepse, banesa qytetare e realizuar në Vlorë në dy shekujt e fundit, është një përzierje stilesh dhe ndikimesh, e kushtëzuar nga një sërë faktorësh ku përfshihen edhe mentaliteti edhe niveli ekonomik i individëve, ashtu si edhe zhvillimi shumëdimensional i vetë qytetit. E trajtuar në këtë këndvështrim, banesa në Vlorë përfaqëson një tërësi, një simbol ndikimesh e gjykimesh për përditshmërinë.

Në Vlorën e Vjetër, në çdo godinë apo banesë të saj, ne zbulojmë të gjitha fazat e zhvillimit të arkitekturës shqiptare, të materializuara në nivelin lokal. Ndeshim traditën qytetare në ndërtim, stilet arkitekturore otomane dhe më tej, ndikimin e arkitekturës italiane, në variantet e saj neoklasike dhe moderne në katër dekadat e para të shekullit XX, ndikime të stilit austriak etj., të selektuara në raste të veçanta etj.

Këtu, ne hasim dhe shijojmë mrekullinë e artit arkitektonik të të njohurve Gherardo Bosio e Morpurgo, Paolo Palleri etj, të cilët me talentin dhe fantazinë e tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në Vlorën e Vjetër dhe njëkohësisht të re, ashtu sikundër edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Banesat e shekujve XIX dhe XX në Vlorën e Vjetër, janë produkt i këndvështrimeve të ndryshme, janë përzierje e banesës qytetare beratase, gjirokastrite, korçare, por edhe më gjerë, ashtu si edhe e përvojës së mjeshtrave popullorë që kanë ndërtuar dhe që vinin kryesisht nga Korça, Panariti e Dibra (Golloborda), mes të cilëve Usta Nuredini e Usta Hasani.

Prandaj dhe çdo banesë e ndërtuar në Vlorë në periudhën e dy shekujve të fundit, duhet lexuar në atë që shfaq dhe në atë që mban të fshehur.

Vlora, për shkak të pozicionit gjeografik, vlerësohet të ketë qenë historikisht një qytet i hapur, një destinacion për migrimin e brendshëm dhe rajonal.

Familje me origjinë nga zona dhe krahina të ndryshme të Shqipërisë, nga Berati, Korça, Gjirokastra, Tirana, kanë mbërritur në këtë qytet, duke sjellë me vete edhe mentalitetin,traditën në stilin e jetesës, në përditshmëri, në ndërtim. Përmes aktivitetit ekonomik tregtar, apo prodhues, kanë rritur standardin ekonomik dhe kanë ndërtuar për të jetuar më mirë, por edhe për të treguar. Sepse, banesa, si njësia bazë e jetesës, është vlerësuar edhe si tregues i pozicionit të individit në shoqëri, si shfaqje e nivelit ekonomik të një familjeje.

Ky tipar i shoqërisë shqiptare në tërësi dhe asaj vlonjate në rastin konkret, reflektohet në çdo godinë të Qendrës Historike të Vlorës, në çdo banesë të kësaj lagjeje të njohur me emrin e saj historik “Muradie”, ku ishin vendosur dhe ndërtuan shtëpitë, pjesa më e madhe e familjeve të pasura, apo të njohura në Vlorë.
Banesa të tilla, si ato të familjeve Bezhani, Strati, Papa, Skrami, Karbunara, Dëma, Kuçi, Seit Qemali, Kume, Sorra, Koleka, Aristidh Ruçi, Shehu, Shyti, Hoxha, Levi e Jakoel, Matathia, Shamo, Beqa, Dhimitriadhi etj, përfaqësojnë jo vetëm shkëlqimin e pronarëve të tyre, por edhe arritje të spikatura në aspektin arkitekturor.
Sot, të restauruara, ato kanë fituar një dimension tjetër, në një hapësirë të ndryshuar, e cila pritet të shndërrohet në një pol të ri të zhvillimit të qytetit të Vlorës.
Prandaj dhe, në këtë zonë gjen dhe zbulon të gjithë Shqipërinë, personazhe që kanë lënë gjurmë në historinë e saj, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Marigo Posion e Babë Dudë Karbunarën, Avni Rustemin e Fan Nolin, ashtu sikurse edhe ngjarje të përmasave kombëtare si Shpallja e Pavarësisë, Lufta e Vlorës, Revolucioni Demokratik i Qershorit etj.

Kështu, Qendra Historike e Vlorës, përmes këtij projekti të financuar nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit (AADF) dhe Qeveria Shqiptare, përjeton tri dimensionet kohore, duke evokuar të shkuarën në funksion të të tashmes dhe të perspektivës./k.s/ /a.g/

Harilla Koci, ATSH, 06/06/2020
Link: https://ata.gov.al/2020/06/06/vlore-qendra-historike-deshmi-e-vlerave-te-tradites-ne-arkitekture/

Rilindja e lagjes Muradie, ose qëndrës …
Rilindja e lagjes Muradie, ose Qendrës Historike të Vlorës

Sa herë del në dritë prej rijetëzimit ndonjë pjesëz e bukur e qytetit, që deri para se të restaurohej, të apasionuarve të rrjeteve sociale as nuk u binte ndër mend se ekzistonte, direkt fillojnë fotot dhe check in-et në Instagram. E njëjta situatë po ndodh edhe në Qendrën Historike të Vlorës ose e quajtur ndryshe Lagjja Muradie. Shumë e vizitojnë, shumë ndalojnë për të kaluar një mëngjes apo një pasdite të këndshme në baret dinjitoze të zonës e ndërsa të tjerë ndalojnë qoftë edhe për të bërë një foto. Deri këtu gjithçka shkon shumë mirë por kur përshkrimi në foto është bombastik i tipit: “PuertoRico në Shqipëri”, apo kur turistë të ardhur prej së largu të ndalojnë dhe të pyesin në mënyrë krejt të pafajshme: “Të lutem ku ndodhet lagjja me ngjyra”? Në fakt tingëllon sa qesharake, por dhe aq e trishtueshme, saqë arrin të kuptosh se vetëm një fjalë apo një përshkrim i gabuar e zhvesh gjithë zonën e cila në fakt është një ansambël historik dhe monument kulture nga identiteti i vet.

Lagjja Muradie është më shumë se një lagje me ngjyra ashtu sikurse Vlora është shumë më shumë sesa vetëm deti dhe riviera. Që të mos mbetemi te ngjyrat, por t`i japim identitetin e merituar historik kësaj zone vitale sot dhe shekuj më parë, le të merremi pak me brendinë historike të ndërtesave, brendi e cila flet më shumë dhe është shumë më e pasur sesa thjesht koloriti i tyre i theksuar si për të evidentuar edhe karakterin vlonjat. Kjo zonë përbëhet nga një ansambël ndërtesash të cilat datojnë në vitet 1700-1800 fillimisht një katëshe dhe më pas disave prej tyre iu shtuan katet e dyta dhe të treta. Zona përbëhet nga trotuare në të dyja anët me sistem ndriçimi dhe sistem kullues të ujit dhe me godina me çati. Pas realizimit të Reformave të Tanzimatit, familjet më të pasura vlonjate të asaj kohe filluan të zhvillonin në këtë hapësirë aktivitetet e para tregtare duke shënuar kështu fillesat e para të kapitalizmit në qytet.

Rruga e Kafeneve

Para shpalljes së Pavarësisë kjo njihej si “Rruga e kafeneve”, pasi këtu gëlonte jeta tregtare dhe ekonomike e qytetit dhe çdo njeri që vinte dhe mbaronte punët në Vlorë, ndalonte për një kafe. Pas shpalljes së Pavarësisë, zona dhe rruga morrën emrin “Liria”, pasi Ismail Qemali në këtë lagje kaloi natën e 27 nëntorit 1912, dhe disa ditë më vonë Isa Boletini me trimat e tij kaloi pikërisht te kjo hapësirë. Në vitin 1921 me vendim të këshillit bashkiak të Vlorës rrugës që kalon mes për mes zonës iu vendos emri “Justin Godard” për nder të këtij diplomati, juristi dhe politikani francez që mbrojti çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, i cili u shpall edhe mik i vendit tonë. Në lagjen Muradie ndodhet Xhamia e kuqe, aty ndodhet edhe godina ku dikur ka qenë libraria e parë në Vlorë ajo e Ibrahim Shytit një koleksionist dhe atdhetar i vjetër i luftrave për pavarësi. Po ashtu këtu ndodhet edhe ndërtesa e bankës së parë e hapur në vitin 1850 nga familja e Bezhanajve. Dokumentat që e vërtetojnë janë gjetur në almanakët e Londrës dhe pas kësaj ndërtese janë edhe dëshmitë e ekzistencës së një punishteje ulliri.

Në zonë janë zbuluar disa puse të cilat pretendohet të jenë të lidhur me njëri- tjetrin dhe të kenë po ashtu ujë të pijshëm. Shumë pranë këtyre puseve ndodhen edhe katet e para të disa ndërtesave në pjesën e hyrjes së lagjes të cilat kanë shërbyer si hajate, ose si zona për të strehuar kuajt. Po ashtu në këtë zonë ka qenë edhe ndërtesa e klubit patriotik “Labëria” i themeluar në 1908 me kryetar Ismail Qemalin, sot Muzeu Etnografik i qytetit të Vlorës dhe jo shumë larg saj ndodhet edhe godina ku ka pas jetuar mësuesja dhe patriotia Marigo Posio. Prej restaurimit kanë dalë në dritë të gjithë elementët dekorativë të ndërtesës dhe po në këtë zonë ajo themeloi dhe shkollën e vashave pasi misioni i saj ishte ai i krijimit të gruas intelektuale shqiptare. Të mos harrojmë që këtu është xhiruar edhe një pjesë e filmit historik “Nëntori i dytë”. Shumë pranë ka qenë pallati i familjes Sharra, e cila në ndërtesën e saj hapi dyert për delegatët e Pavarësisë si dhe për funksionimin e disa ministrive të qeverisë së Ismail Qemalit. Dikur në kompleksin historik ka ekzistuar edhe një sinagogë e cila sigurisht ka qenë dëshmi e prezencës së komunitetit hebre në vendin tonë dhe mikpritjes vlonjate ndaj këtij komuniteti, prandaj edhe shumë pranë Muradies, ndodhet edhe lagjja e hebrenjve dhe ku shumë shpejt do të hapet muzeu i hebraizmit. Shumë pyesin… Përse Muradie? Në fakt nuk ka ende një shpjegim të bazuar mbi fakte, mendohet që këtu mund të ketë kaluar sulltan Murati, ose prej afërsisë që lagjja ka me dhe vazhdon të pulsojë zemra e qytetit. Muradia është një pjesëz e krenarisë vlonjate, e cila edhe këtë verë pret të eksplorohet. Këtë verë të pres në MURADIE!

MSc. Aurela Lamepetro Historiane / Muzeologe
15 Shtator, 2021
Link: https://travel-al.com/rilindja-e-lagjes-muradie-ose-qendres-historike-te-vlores/

Qendra historike Vlorë, që do t`i sjellë …
Qendra historike Vlorë, që do t`i sjellë qytetit turistët e dimrit

QQendra e re historike e Vlorës po pret vetëm sezonin turistik, që të marrë shkëlqimin që i takon dhe gjallërinë që do t’ia sillni vetëm ju të dashur pushues! Një projekt i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, projekt i cili meriton të lëvdohet e të evidentohet, Qendra Historike e Vlorës ose rruga “Justin Godard”, është i radhës, në listën e shumë projekteve që rijetëzuan copëza të harruara të Shkodrës, Beratit, Korçës, Gjirokastrës e Tiranës, kjo kartolinë qytetërimi, ju fton ta shijoni si një turist i vërtetë!

Vlora është pa asnjë dyshim qyteti më i vizituar i Jugut të Shqipërisë gjatë sezonit veror. Edhe sikur të jesh nisur për më poshtë në Rivierë apo edhe në Sarandë, është e pamundur të mos ndalosh në Vlorë për një kafe apo drekë, pa folur pastaj për fundjavat apo pushimet e gjata.

Por sapo mbyllet sezoni veror, qyteti qetësohet, rruget boshatisen dhe heshtja e tyre prishet vetëm nga vetë vlonjatët dhe kafenetë apo restorantet e “Lungomares” mbushen nga banorët e qytetit.

Pse Vlora nuk vizitohet gjithë vitin si Korça? Ne besojmë se më në fund kemi jo vetëm përgjigjen por edhe zgjidhjen e këtij ngërçi të papranueshëm për një qytet kaq të madh, kaq turistik e kaq të rëndësishëm. Vlora ka tashmë qendrën e saj historike, atë që dikur ishte identiteti i saj këtu e rreth një shekull më parë. Prej disa vjetësh në proces, projekti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) dhe Bashkisë së Vlorës, më në fund u përmbyll me sukses, duke i kthyer qytetit pjesën e munguar, atë që besojmë se do të jetë edhe magneti që do të thithë grimcat jetëdhënse drejt tij gjithë vitin; turistët.

Qendra historike e Vlorës është zona ku qyteti ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat historike që mbart: rruga “Justin Godard”. Ajo ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes dhe Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në lagjen “Partizani” në drejtim të Babicës, ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920.

Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve dytësore të çojnë tek ish-Pazari, “Lagja e Hebrenjve”, Klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qenë dhe Xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka pasur disa ndërtesa shoqërore në shekullin XIX, si një sahat (kullë) dhe Postën e qytetit.

Projekti me investimet e qeverisë përfshiu restaurimin e 68 banesave, mes të cilave, Shtëpinë e Marigosë, Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë. Në zonën qendrore të Vlorës ka një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës. Secili prej tyre paraqet fakte dhe histori interesante që mund të marrin interesin e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj. Stili i përdorur në shumë godina krijon një farë uniformiteti në zonë, por që e dallon lehtësisht nga zonat e tjera të qytetit nga pikëpamja arkitektonike.

Dallëndyshet e para

Dallëndyshet e para që do të mbushin qendrën, u dukën menjëherë pas përurimit dhe qytetthi mori jetë. Dyqanet e suvenireve, kafe-bistrotë, njësitë e vogla tregtare të shërbimit, bujtinat, bënë që nëpër rrugët e Qendrës të dukeshin menjëherë viztorët e parë.

Foleza

E para ndër të parat ishte “Foleza”.
“Foleza” është një histori e bukur familjare, një takim i ngrohtë mes miqsh, një hapësirë ku brenda saj gjendet dashuria për historinë, artin, kulturën e traditën. Aty shpalosen grimca të kuzhinës vlonjate, pijeve e glikove të traditës së gjyshërve tanë, të cilat vijnë të shërbyera ngrohtë, së bashku me mikpritjen labe në dhomat e bujtinës ku zgjimi bëhet me pamjen më fantastike në zemër të qendrës historike.

“Foleza” për krijuesit e saj nuk është thjesht një kafe dhe një bujtinë, por një pikë takimi, ku jeni të mirëpritur përherë, pa orar fiks, ju presin si miq e si vëllezër, për të ndarë në harmoni gjërat që ju bashkojnë.

Vintage Lux

Vintage Lux Albania një dyqan suveniresh, me produktet artizanale më të bukura që mund t`ju kenë zënë sytë. Dyqani ofron jo vetëm relike, antikuare dhe objekte të llojeve të ndryshme por edhe produkte me elemetë të artizanatit , të ardhura në versionin modern, si çanta në ndryshme në punime leshi apo edhe plot produkte e objekte të tjera zbukurimi. Çdo ditë një fashion-show i vogël shfaqet në një copëz të rrugës “Justin Godard”, duke ju treguar një pjesë të vyer të trashëgimisë tonë popullore. Edhe për këtë “sfilatë” ia vlen ta vizitoni këtë dyqan suveniresh.

Vintage Coffee & Bistro

Një qendre historike i ka hije një Vintage. Po dy janë akoma më mirë. Prandaj dhe natyrshëm erdhi Vintage Coffee & Bistro, si një prekje perëndimore por me shije vlonjate, ku gjithçka që ofrohet, vjen gjithatu natyrshëm e plot shije. Mjediset e brendshme e të jashtme janë të kombinuara aq bukur saqë edhe në të ftohtë mund të shijosh diellin e, edhe në kohë të bukur mund të qëndrosh në freskinë e ngjyrave të çelëta të sallës së këndshme. Shijet tuaja gjejnë vend në të gjithë menunë e pasur të “Vintage”.

Një gotë verë e ngrohtë dimrit, apo birrë e ftohtë kurdo, mund të kthehen në refrenin më të dashur të takimeve tuaja me miqtë. Dhe ky vend do të bëhet pa dyshim stacioni juaj.

KOLONA Bistro & grill

Së fundmi Qendrës Historike i është bashkuar një emër jo i panjohur për Vlorën, KOLONA Bistro & grill e cila vjen në këtë zonë historike me produkte të reja, për të kënaqur shijet e gjithë familjes.

Tashmë KOLONA është një vend ku mund të shkohet me qejf të pihet një gotë verë me gështenja të pjekura (që i ofron shtëpia), një mish zgare për t`u mbledhur me miqtë, për tavat e larmishme te pergatitura në furrë druri etj. Të dyja katet e ndërtesës janë të arreduara me stil të ngrohtë e të këndshëm, madje keni edhe këndin e fotografisë, që ta merrni me vete si kujtim.

Vendi ideal për dreka e darka familjare, për ndërthurrje të gatimeve tradicionale dhe ato të zgarës e fast-foodit duke u shoqëruar me oferta të herë pas hershme për të kënaqur të gjithë klientët.

E përse të mos qëndrosh këtu kur viziton Qendrën?

Çdo qytet turistik ka zonën e tij historike, për t`i treguar vizitorëve të shkuarën e tij si pjesë e pandarë e identitetit. Kjo është një prej arsyeve më kryesore se pse një turist viziton një vend a një qytet tjetër. Tashmë edhe Vlora ka qendrën e saj historike e turistike, TID Vlora, që besojmë se do të ndikojë fort në numrin e vizitorëve të ardhshëm por sidomos në kohështrirjen e ardhjes së tyre.

Vetëm se, shpresojmë që pjesa tjetër e njësive tregtare të jetë sa më e larmishme duke pranuar në gjirin e vet artizanë me punishtet e tyre, endës, gurgdhendës e qëndistarë si Marigoja por edhe piktorë, artistë, muzikantë që do të duan ta mbushin me tinguj këtë hapësirë të bukur, që me siguri do të shndërrohet shpejt në magnetin turistik të Vlorës. Administrimi i këtyre qendrave nga AADF me shembujt e Krujës, Korçës, Beratit, Gjirokastrës, nën formulën TID dhe BID, ka dëshmuar me sukses se kjo mund të arrihet.

Dhe kur nëpër dyqanet e vogla të shohim artizanët, atelietë e piktorëve, dyqanet e fotografëve, veglave muzikore dhe antikuaret, atëhere po, mund të themi se Vlorës iu kthye shkëlqimi i dikurshëm.
Deri atëhere, bëhu ti, turisti i parë i qytetit tënd që viziton Vlorën dimërore!

Travel Balkans, 29 Dhjetor, 2020
Link: https://travel-al.com/qendra-historike-vlore-qe-do-ti-sjelle-qytetit-turistet-gjithevjetore/

Përse të vizitoni Vlorën
Përse të vizitoni Vlorën

Vlora është një qytet i bukur i vendosur në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, përballë dy deteve mahnitëse Adriatik e Jon. E njohur për plazhet e saj të bukura, historinë e pasur dhe njerëzit mikpritës, Vlora është një destinacion që duhet vizituar për këdo që planifikon të udhëtojë në Shqipëri. Në këtë artikull, ne do tju tregojmë disa nga arsyet pse duhet të konsideroni të vizitoni Vlorën.

1. Plazhet e bukura

Vlora është e famshme për plazhet e saj mahnitëse që ofrojnë një përzierje të përsosur të bukurisë natyrore dhe komoditeteve moderne. Disa nga plazhet e njohura në Vlorë përfshijnë plazhin e Dhërmiut, plazhin e Gjipesë dhe plazhin e Palasë. Këto plazhe janë të njohura për ujërat e tyre të pastër kristal, rërën e butë dhe peizazhet e bukura. Ju mund t’i kaloni ditët duke notuar, duke bërë banja dielli dhe duke shijuar pamjet piktoreske të maleve përreth.

2. Histori e pasur

Vlora ka një histori të pasur që daton që në kohët e lashta. Dikur ishte një qytet port i rëndësishëm gjatë Perandorisë Osmane dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftën e Shqipërisë për pavarësi. Qyteti është shtëpia e disa pikave historike, duke përfshirë Monumentin e Pavarësisë, Xhaminë Muradie, Kalanë e Kaninës, Manastirin e Zvërnecit, parkun arkeologjik të Orikut, etj. Këto monumente ofrojnë një paraqitje të shkurtër të trashëgimisë së pasur kulturore të Vlorës dhe janë një vizitë e domosdoshme për entuziastët e historisë.

3. Njerëz miqësorë

Vlonjatët shquhen për natyrën e tyre të ngrohtë dhe mikpritëse. Ata janë gjithmonë të etur për të treguar vizitorët rreth qytetit të tyre dhe për të ndarë kulturën dhe traditat e tyre. Në Vlorë do të ndiheni si në shtëpinë tuaj dhe vendasit do ta bëjnë qëndrimin tuaj të paharrueshëm.

4. Bukuri natyrore

Vlora është e bekuar me bukuri natyrore mahnitëse që me siguri do t’ju lërë pa frymë. Qyteti është i rrethuar nga male madhështore, pyje plot gjelbërim dhe ujëra të pastër kristal. Ju mund të eksploroni bukurinë natyrore të Vlorës duke ecur në malet aty pranë ose duke bërë një udhëtim me varkë përgjatë vijës bregdetare.

Si përfundim, Vlora është një qytet i bukur që ofron një përzierje të përsosur të bukurisë natyrore, historisë së pasur, kuzhinës së shijshme dhe njerëzve miqësorë. Pavarësisht nëse jeni një entuziast i historisë, adhurues i ushqimit ose thjesht kërkoni të pushoni dhe të shijoni peisazhin, Vlora ka diçka për të gjithë. Pra, nëse planifikoni një udhëtim në Shqipëri, sigurohuni që të shtoni Vlorën në itinerarin tuaj.

Inxhinierët italianë, autorë të kolonave…
Inxhinierët italianë, autorë të kolonave urbane e arkitekturore të Vlorës, në gjysmën e parë të shekullit XX

G

Godina, pronë e familjes Papa, një familje mjaft e njohur tregtarësh në qytetin e Vlorës, Shqipëri, prej fillimit të shekullit XX, vlerësohet si një objekt me vlera arkitekturore të spikatura në qytet. Ajo përfaqëson një moment mjaft të rëndësishëm, jo vetëm të ndërtimit por edhe të zhvillimit të arkitekturës në këtë qytet bregdetar, në jugperëndim të vendit.

Godina u ndërtua në vitin 1925 dhe përkon me periudhën kur stili arkitekturor neoklasik modern, po zëvendësohej nga stili modern në ndërtim. Vetë fasada e këtij objekti, është një përzierje e këtyre stileve. Kohëndërtimin e banesës e dëshmon edhe viti i skalitur në fasadën kryesore të këtij objekti, që ndodhet në një nga vendet më të dukshme të Vlorës së Vjetër, në anë të rrugës “Perlat Rexhepi”. Ajo është blerë nga vëllezërit Papa, në vitin 1933, pasi kishte qenë më parë pronë e një familjeje tjetër tregtarësh gjithashtu të njohur. Hapësira përdhese e godinës ka shërbyer për mjedise shërbimi, kapeleri dhe riparim këpucësh, ndërkohë që dy katet e tjera, ishin hapësira banimi.

Kjo strukturë funksionale e objektit, është ruajtur pothuajse e pandryshuar në dekada, çka duket edhe sot në mënyrën e konceptimit të hapësirave të brendshme të saj. Godina ka dy hyrje, respektivisht në fasadën kryesore dhe atë nga ana veriore. Një portë prej druri, ndan hapësirën tregtare të katit të parë me mjedisin e brendshëm, ku, përmes shkallëve prej betoni, me parmakë metalikë dhe druri, ngjitesh në katin e dytë dhe të tretë.

Ndërkohë, një shkallë spirale në fasadën veriore të godinës, të çon në katin e dytë të saj, ku spikat një sallon i bollshëm, me planimetri të thyer, që shërben si hapësirë për të komunikuar me nëntë dhoma me përmasa të ndryshme.
Hapësira e brendshme e banimit në të dy katet është e thyer, duke mos ruajtur uniformitet në konfigurimin e ndarjes së mjediseve. Madje, në këtë këndvështrim, dy katet ndryshojnë nga njeri tjetri.

Në fasadën veriore të godinës, spikat një verandë e bollshme, e konceptuar si pjesë funksionale e saj dhe që nuk e ndeshim në objekte të tjera të zonës. Katet kanë një lartësi respektive prej 3.5 metrash, që përbën një parametër mjaft domethënës dhe që i jep frymëmarrje konstruktive hapësirës së saj të brendshme.

Dyert e dhomave të brendshme, të dekoruara me një konfiguracion të thjeshtë por tërheqës, janë punuar me material prej druri pishe. Objekti, dallohet për vlerat arkitektonike, me një fasadë të tipit barok. Kati i parë ka shërbyer për tregti, ndërsa kati i dyti për banim.

Godina ka një fasadë të pasur me elementë dekorativë. Dritaret dhe ballkonet janë të stilizuara dhe dekoruara me elementë dekorativë, që ja rrisin shumë vlerat arkitektonike këtij objekti. Është ndërtesë tre katëshe, e mbuluar me soletë. Në pjesën e përparme ka ballkone të vegjël me parapet hekuri, të stilizuara . Dritaret dhe fasadat e xhamit janë të pasura, gjithashtu, me elementë arkitektonikë. Sistemi konstruktiv, ka si bazë elementet tra-kollonë. Është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, me Vendim Nr.654 të datës 09.11.2006.

Po e përshkruajmë me hollësi këtë godinë-banesë, për shkak se, ajo vlerësohet si një nga objektet më përfaqësuese për vlerat e saj arkitektonike, jo vetëm në zonë, por në të gjithë qytetin e Vlorës.
Në kohën kur u ndërtua dhe shumë vite më pas, ishte një prej dy godinave me lartësi trekatëshe në të gjithë zonën, krahas asaj të tregtarëve të njohur hebrej Pepe Levi dhe Rafael Jakoel, që ndodhej vetëm 40-50 metra më në perëndim. Madje, këto dy objekte të ngjashme, ndër më të mirat dhe të ndërtuara pothuajse në të njëjtën kohë, dukej sikur përfaqësonin simbolikisht dimensionin e përafërt ekonomik të pronarëve të tyre, që klasifikoheshin mes njerëzve më të pasur në Vlorë.
Godina, ka një planimetri në formën e një trapezi të çrregullt, me një lartësi prej 10.5-11 metra. Kjo dukuri është e pranishme dhe karakteristike në mjaft ndërtime të realizuara pas viteve 1920-të në qytetin e Vlorës, ku, në pikëpamje arkitekturore, mjaft ndërtesa shfaqen si volume me planimetri me forma të çrregullta gjeometrike, rrjedhojë e përshtatjes me dimensionet dhe formën e pronës(truallit).

Në gjendjen fillestare të saj, godina ishte me çati me elementë druri, të mbuluar me tjegulla “Marsejeze” dhe të alternuar me një hapësirë të kufizuar tarrace, e qarkuar përgjatë gjithë perimetrit me një bordurë betoni të dekoruar dhe me katër vazo gjithashtu dekorative. Por, në vitet 2000, çatia u zëvendësua plotësisht me tarracë me trarë betoni.
Në këndvështrimin arkitekturor, godina është e stilit neoklasik modern, me tendencë drejt atij modern. Kjo përkon edhe me periudhën kur u ndërtua dhe kur arkitektura në Shqipëri po pësonte transformime, duke u bërë më e thjeshtë dhe më funksionale.
Edhe kjo godinë e projektuar, është një përzierje e ndikimit të arkitekturës italiane në Vlorë, por edhe e traditës lokale në ndërtim. Është periudha kur, banesa qytetare e tipit të ri, dominon tërësisht karakterin e ndërtimeve në Vlorë dhe në qytete të tjera të vendit. Arkitektura, apo arkitektët italianë, që punuan në Shqipëri dhe në Vlorë, si Gherardio Bosio, Morpurgo etj, respektuan këto vlera të krijuara, në kuadrin e traditës së trashëguar.
Karakteristika kryesore në këtë banesë, janë dy ballkonet në fasadën kryesore të realizuara respektivisht me kangjella metalike, të punuara me ornamente të ndryshme, apo prej guri e betoni, të zbukuruara me kolonada. Gjithashtu spikasin grilat, dekoracionet e thjeshta të realizuara në formën e figurave gjeometrike, etj.

Motivi që hasim më dendur në këtë aspekt, është ai i krijimit të një kornize të dalë në formën e një vetulloreje në pjesën e sipërme të hapësirës së dritareve, apo në ndarjen mes kateve, si edhe në tarracë.
Suvatimi dekorativ, i favorizuar edhe nga përdorimi i tullës si material ndërtimi, ka favorizuar realizimin e një dekoracioni tërheqës, duke i dhënë banesës karakter monumental. Kjo, sepse, suvatimi, si një teknikë me një kosto më të ulët, mundëson realizimin e formave dhe motiveve dekorative të shumëllojshme.

Elementët dekorativë janë realizuar me kanelura, kornizime të dyfishta, me profile të lakuara, ndërsa në zbukurimin e dritareve dhe dyerve të ballkoneve, janë përdorur edhe frontonet trekëndëshe ose në formë harku, kornizimet e thjeshta të gjithë perimetrit etj.
Në trajtimin dekorativ në fasadë mbizotërojnë linjat e drejta, por nuk mungojnë edhe motive më të ndërlikuara, si imitime të antikitetit në vazot dekorative në tarracë.

Nga pikëpamja e konstruktit, dallojmë përdorimin e kolonave dhe trarëve prej betoni, apo prej çeliku, të soletave prej betoni në ndarjen mes kateve, si edhe përdorimin e tullave në ndërtim, apo vendosjen e tyre në formën e gjysmëharkut në shina çeliku. Krahas këtyre, në mjediset e brendshme kemi përdorimin e alternuar të mermerit dhe të granilit në shkallë, si edhe të pllakave dekorative.

Kjo godinë, përbën një nga shembujt e shumtë, që evokojnë një të vërtetë historike: ndikimin e arkitekturës italiane në hapësirën urbane të Vlorës, veçanërisht në gjysmën e parë të shekullit XX. Por, ajo, nga ana tjetër, përbën edhe një shtysë, për të gërmuar në të vërteta të tjera historike, që lidhen me këtë ndikim. Për këtë, eksploruam në tërësinë e të dhënave që na krijojnë tablon e planeve urbane të Vlorës, në fundin e shekullit XIX dhe gjysmën e parë të shekullit XX.

Vlora, qyteti i parë shqiptar me një plan rregullues, hartuar nga specialistët italianë

Vlora është qyteti i parë shqiptar me një plan rregullues dhe me një rregullore, ku përcaktoheshin kriteret për të gjitha ndërtimet në vijimësi.

Foto: Qyteti i Vlorës në vitin 1939

Ky fakt historik, vjen si rrjedhojë e një sërë faktorësh, ku nuk mungojnë edhe ata rastësorë. Por, mes tyre, spikat kontributi i jashtëzakonshëm i inxhinierëve, arkitektë dhe urbanistë italianë, të cilët, në të gjitha dekadat e pothuajse gjysmës së parë të Shekullit XX, ishin të pranishëm në Vlorë, fillimisht si pjesë e strukturave ushtarake italiane që u dislokuan në jug të Shqipërisë, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore dhe më pas, si pjesë e misioneve të bashkëpunimit mes dy vendeve; Shqipërisë dhe Italisë.

Ky bashkëpunim, i shtrirë në fusha të ndryshme, ishte mjaft i prekshëm veçanërisht në fushën e urbanistikës dhe arkitekturës urbane. Prapambetja që trashëgoi vendi nga pushtimi i gjatë turk edhe në drejtim të zhvillimit urban të qyteteve, shtronte domosdoshmërinë e një revolucioni të vërtetë në këtë drejtim. Qytetet ngjasonin më shumë me fshatra të mëdha, pa profil urban, ku dominonin godinat njëkatëshe, ku mungonin ligjësitë e zhvillimit, ku mungonin rrugët.

Në këtë realitet, bashkëpunimi mes dy vendeve ishte mjaft i dukshëm dhe intensiv. Nga kjo, Vlora përfshihet mes qyteteve që përfituan më shumë. Mund të thuhet pa mëdyshje, se, profili urban aktual i Vlorës, i ka rrënjët dhe kollonat, në planet e zhvillimit të gjysmës së parë të Shekullit XX, me autorë inxhinierë arkitektë e urbanistë italianë. Shqipëria aspironte të bëhej pjesë e Perëndimit dhe zhvillimi i qyteteve sipas modeleve perëndimore, përbënte një kusht. Prandaj dhe hartimi për herë të parë i një plani rregullues për qytetin, shoqëruar me rregulloren përkatëse për zbatimin e tij, është një moment shumë i rëndësishëm për Vlorën, në historinë e zhvillimit të saj urban, për të lënë pas të shkuarën e trishtë dhe për të hapur një dritare drejt modernizimit.

Ky moment i rëndësishëm, që nis në vitin 1916, lidhet me një ngjarje me mjaft impakt në jetën e qytetit të asaj kohe. Në korrik të vitit 1916, Pazari i Vlorës u shkatërrua nga një zjarr që mori përmasa të mëdha. Por, sikundër e përcakton edhe fjala e urtë “Çdo e keqe, e ka edhe një të mirë”, ky moment shërbeu edhe si pikënisje e atij që emërtohet Plani Rregullues, i pari në historinë e qytetit të Vlorës, por edhe të një qyteti shqiptar. Një plan rregullues modest, sigurisht, por gjithsesi, një plan që shënon edhe pikënisjen e urbanizimit sipas rregullave dhe studimeve të caktuara, të hartuara nga arkitektë dhe inxhinierë të shquar të kohës.
Janë inxhinierët dhe arkitektët italianë të Xhenios, të trupave ushtarake që ishin vendosur në rajonin e Vlorës gjatë Luftës së Parë Botërore, që hedhin bazat e kësaj epoke të re. Ata do të hartonin edhe mjaft studime dhe projekte për vepra publike, të cilat do të financoheshin me fonde të qeverisë italiane, në kuadrin e një bashkëpunimi që vazhdoi gjatë, deri në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë arsyetim, periudha e ndërhyrjes urbane me protagonistë inxhinierët urbanistë dhe arkitektët italianë, ndahet në faza të rëndësishme.

Së pari, është ajo mes viteve 1916-1920-të, që përkon edhe me pjesën më të madhe të kohës së pranisë ushtarake italiane në Vlorë, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore. Kjo fazë nis dy vjet pas 25 dhjetorit të vitit 1914-të, që shënon edhe hyrjen e trupave italiane në Vlorë.
Faza e dytë, përfshin harkun mes viteve 1920-1939, që lidhet edhe me periudhën e qeverisjes së Mbretit Zog, ndërkohë që, faza e tretë, përfshin atë të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë këtyre dy fazave, ndikimi i arkitekturës italiane ishte mjaft i spikatur edhe në qytete të tjera të vendit, duke përfshirë Tiranën, Durrësin etj.

Duhet theksuar se, pas një periudhe prej më shumë se 6 dekadash, pas tërmetit të fuqishëm që përfshiu qytetin në vitin 1851, Vlora, vlerësohej si një qendër urbane më përmasa modeste dhe që shtrihej në një hapësirë të kufizuar në këmbët e kodrave dhe, për paradoks, e larguar në një distancë të konsiderueshme prej rreth 2 km nga vija bregdetare dhe vetë porti. Megjithëse është i njohur parimi se, portet janë nyja nevralgjike e zhvillimit për qytetet bregdetare, Vlora dukej se bënte përjashtim. Por, ky realitet do të korrigjohej në vijimësi, kur, studimet urbanistike, që do t’i paraprinin zhvillimit të qytetit, do ta orientonin atë drejt perëndimit, pra, drejt vijës bregdetare.

Foto: Qyteti i Vlorës në vitet 1930-të

Sipas studiuesit, Armand Vokshi, atmosfera e saj urbane përhapej sipas një sistemi kaotik e rastësor që derivonte nga konfigurimi morfologjik i terrenit të pjerrët, nga mënyra orientale e tipologjisë së ndërtimit dhe nga aspektet orientale të mënyrës së jetesës. Ndërtesat deri në fillim të viteve 1900, paraqisnin një arkitekturë me elementë të përzier midis arkitekturës vernakolare të traditës autoktone dhe elementëve rajonalë, apo atyre osmanë. Teknologjia e ndërtimit, limitohej në ndërtimet me gur, ose me qerpiç dhe objektet e banimit, zakonisht ishin deri në dy kate. Rrugët ishin të ngushta, të tërthorta, të shtruara me kalldrëm dhe nuk kishin një gjerësi standard në të gjithë trajektoren e tyre. Objektet e veçanta, që mund të bënin diferencën për nga pikëpamja arkitekturore e funksionale ishin ato të kultit, apo ndonjë ngrehinë modeste administrative, që cilat zinin pozicionet kyçe të qytetit.

Dhe, në të gjithë këtë ansambël të çrregullt, me interes shumëdimensional urban, ekonomik e social, ishte pazari i qytetit që, në këtë rast, në ndryshim edhe me mjaft qytete të tjera të asaj periudhe, nuk përputhej me qendrën administrative, megjithëse ishte në një distancë të afërt prej saj. Në këto kushte, tabloja e errët urbane dhe standardet minimale të higjenës, gjithashtu urbane, shtronin domosdoshmërinë e ndryshimeve të shpejta, që në fakt do të vinin dhe do e kishin zanafillën e tyre në ngjarjen që përmendëm në pikënisje, djegia e një pjese të madhe të pazarit.

Një vendim i këshillit administrativ të qytetit, për hartimin e një plani rregullues dhe të një rregulloreje që do ta shoqëronte atë, shërbeu edhe si pikënisja zyrtare e këtij procesi. Autor i këtij plani rregullues të qytetit, është inxhinieri ushtarak Paolo Giannoli, i repartit të xhenios. Në këtë plan, përcaktoheshin standardet e sigurisë, ato të higjenës urbane, të sistemit të qarkullimit, ndërkohë që në projektet për ringritjen e banesave të djegura, apo të dëmtuara, u përcaktuan kritere të reja dhe të ndryshme, të estetikës dhe të qëndrueshmërisë.

Ndërhyrja nisi me sistemimin e hapësirës së pazarit të dëmtuar nga zjarri dhe, duke u respektuar një pjesë e ndërtimeve ekzistuese, u kryen ndërhyrje të pjesshme për të kaluar më pas në perspektivën e zhvillimit të qytetit. Giannoli hodhi edhe piketat e para të zhvillimit të Vlorës në atë plan perspektiv drejt bregdetit, drejt pikës më të fuqishme të zhvillimit, që ishte porti. Nga ana tipologjike e konfigurimit urban, Giannoli kishte aplikuar një skemë racionale me objekte dhe me rrugë ortogonale, për të patur një shfrytëzim sa më të mirë të territorit, si dhe me skema fluide të qarkullimit, për një qytet që ishte në atë moment në një zhvillim të shpejtë demografik. Planin rregullues të vitit 1916, e pasoi ai i vitit 1923, kur në krye të zyrës së urbanistikës së bashkisë, ishte vendosur inxhinieri gjithashtu italian, Paolo Palleri.

Ndërkohë, ishin hedhur piketat dhe në vitin 1922, kishte nisur ndërtimi i rrugës Vlorë-Skelë, aksi kryesor i zhvillimit ekonomik, urban, arkitekturor, social i qytetit, i konceptuar si i tillë nga inxhinierët e trupave të Xhenios, që kishin hedhur bazat e realizimit të këtij projekti. Në periudhën 1920-të e në vazhdim, arkitektura vlonjate, ashtu si edhe ajo e vendit në tërësi, shfaqet me ndikimet e spikatura të dukurive arkitekturore italiane. Në vitet 1920-1930 shënohet periudha e kalimit nga stili modern i arkitekturës klasike, në atë modern.

Ishte koha kur edhe në Vlorë nisin të realizohen objekte që përfaqësonin dhe reflektonin frymën e re të arkitekturës, ndërkohë që, kjo dukuri shkonte në të njëjtën kahje me përpjekjet për të krijuar një fizionomi urbane bashkëkohore. Në vitin 1932 miratohet një plan rregullues më i avancuar i cili plotësohet në vitet 1934 dhe 1935, për të ardhur në vitet 1939-1943, e cila shënon edhe fazën kryesore të zhvillimit të urbanistikës, për periudhën e para vitit 1944.

Fillimi i periudhës 1939-1943, përkon me ardhjen në krye të Zyrës Qendrore të Projektimeve Urbane në Tiranë të Gherardo Bosio, një arkitekt i famshëm fiorentinas që kishte studiuar në Romë, i cili përgatiti edhe planin rregullues të Vlorës, që ishte mjaft modern dhe i avancuar për kohën. Në këndvështrimin e autorit, perspektiva e qytetit do të ishte bashkimi natyral me bregdetin duke ruajtur një lidhje të fortë funksionale me pjesën e vjetër të hapësirës urbane. Në këtë plan rregullues, që u realizua në vitin 1942, parashikohej intensifikimi i ndërtimeve në vijën bregdetare, Skelë-Uji i Ftohtë.

Foto: Plani rregullues i Vlorës në vitin 1942

Në krahasim me planin e parë rregullues të vitit 1916, ai këmbënguli për një rrjet të pastër drejtkëndor që ndërthuret në mënyrë ortogonale, me rrugën Vlorë-Skelë.

“Ky aks, që ishte projektuar e ndërtuar po nga italianët në vitin 1916, merr vlerën e një elementi të fortë e gjenerues urban në formën e një bulevardi pothuajse monumental në projektin e Bosios”. (“Arkitekturat italiane të Vlorës 1916-‘43”. Viti 2016. Autor, Armand Vokshi ).

Në këtë mënyrë, krahasuar me fillim shekullin XX, në vitet 1939-’40-të, Vlora kishte profilin e një qyteti tërësisht të ndryshuar, i orientuar në linjat e një zhvillimi urban bashkëkohor dhe ku ishte investuar në infrastrukturë, në vepra dhe objekte publike, ku ishte ndërtuar ujësjellësi, kompleksi i spitalit me shtatë objekte, një numër godinash cilësore që edhe sot, përbëjnë krenarinë arkitekturore të saj.

Karakteristikat arkitekturore të kësaj periudhe

Duke ju referuar ndikimit të arkitekturës italiane në Vlorë në vitet 1920-të e në vijim, evidentohet fakti se, ajo ndjek rrjedhën e ndryshimeve që pëson arkitektura në vendin fqinj, në Itali. Kjo përforcohet edhe nga studiuesja Ariola Prifti, e cila shprehet se, “Vitet 1920-1930 janë një periudhë e kalimit nga stili modern i arkitekturës klasike në atë modern”.

E shprehur ndryshe, arkitektura, ose elementë të arkitekturës neoklasike, të aplikuara në një numër objektesh në qytetin e Vlorës, si në rastin e Pallatit të Komandës(Sot godina e Bashkisë), Strehimores për zyrtarët në lëvizje(Sot godina e Muzeut Historik), etj, nisën të zbehen për t’ua lënë vendin dominimit gradual të elementëve të rinj, që lidheshin me faktorë të ndryshëm, por që ruajtën linjat kryesore të stileve arkitekturore të mëparshme. Karakteristikat kryesore në banesat e ndërtuara në këtë periudhë, janë ballkonet në fasadën kryesore me kangjella metalike të punuara me ornamente të ndryshme, apo prej guri e betoni, të punuara me kolonada, verandat, grilat në dritare, dekoracionet e thjeshta të realizuara në formën e figurave gjeometrike, etj.

Nga pikëpamja e konstruktit, konstatohen përdorimi i kolonave dhe trarëve prej betoni, apo prej çeliku dhe përdorimi i soletave prej betoni në ndarjen mes kateve, si edhe përdorimi i tullave në ndërtim, apo vendosja e tyre në formën e gjysmëharkut në shina çeliku. Krahas këtyre, në mjediset e brendshme kemi përdorimin e alternuar të mermerit dhe të granilit në shkallë, si edhe të pllakave dekorative, ndërkohë që çatitë me tjegulla dhe të alternuara edhe me elementë dekorativë, janë gjithashtu një karakteristikë për ndërtimet e periudhës në fjalë.

“Arkitektët italianë realizuan hartimin e planeve rregulluese për qytetet e ndryshme të Shqipërisë, në të cilat përveç arkitekturës dhe urbanistikës racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit, lidhur me pronën private. Arkitektura italiane ka një fond të pasur në Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë, Shkodër, Sarandë më pak në Elbasan dhe Berat. (Ariola Prifti. “Ndikime të arkitekturës dhe artit italian në trashëgiminë shqiptare të viteve 1925-1943”).

Kjo dukuri është e pranishme dhe karakteristike në mjaft ndërtime të realizuara pas viteve 1920-të në qytetin e Vlorës, ku, në pikëpamje arkitekturore, mjaft godina shfaqen si volume me planimetri me forma të çrregullta gjeometrike, rrjedhojë e përshtatjes me dimensionet dhe formën e pronës(truallit).

Në teknikat e ndërtimit, nisën të aplikoheshin elementë të avancuar, ndërkohë që suvatimi i jashtëm shërbeu si një mjet shumë i përshtatshëm për përpunimin dekorativ të ndërtesave. Suvatimi vlerësohej si një teknikë me një kosto më të ulët dhe mundësonte realizimin e formave dhe motiveve dekorative të shumëllojshme.

Guri, si element me funksion fortifikues dikur, nisi të përdorej në pjesët më të theksuara në trajtimin arkitektonik të ndërtesave, ndërkohë që, suvaja e zëvendësoi atë në elementet e tjera, si korniza, pilastra, qarkime dritaresh etj. Kështu, suvatimi dekorativ, i favorizuar edhe nga përdorimi në masë i tullës si material ndërtimi, u aplikua gjerësisht në banesa të kategorive të ndryshme të popullsisë, duke zëvendësuar në mënyrë graduale dekorimin me gurë të gdhendur.

Motivi që hasim më dendur në këtë aspekt, është ai i krijimit të një kornize të dalë në formën e një vetulloreje në pjesën e sipërme të hapësirës së dritares. Në të dy skajet dhe shpesh në mesin e kësaj kornize dalin pilastra, të cilat nuk shkojnë deri në fund të dritares, por duken sikur luajnë rolin e konsolave për mbajtjen e vetullores. Elementët dekorativë realizoheshin me kanelura, kornizime të dyfishta, me profile të lakuara, ndërsa në zbukurimin e dritareve u përdorën edhe frontonet trekëndëshe ose në formë harku, kornizimet e thjeshta të gjithë perimetrit etj.

Në trajtimin dekorativ në suva, mbizotërojnë linjat e drejta, por nuk mungojnë edhe motive më të ndërlikuara, si lule, stilizime gjethesh, imitime të dentikulave antike etj. Elementet prej guri të gdhendur janë përdorur në ato vende ku kërkohej një theksim arkitektonik ose paraqitës për ndërtesën. Në interier përdorimi i gurit ndeshet kryesisht në ndërtimin e oxhaqeve të dhomave të pritjes. Oxhaqet zakonisht punoheshin me gurë shtufi.

Harilla Koçi
Gazetar
Vlorë

Vlora e Vjetër
Vlora e Vjetër

Shkrepe një foto mes ngjyrave dhe historisë!

MMes historisë dhe traditës së vjetër vlonjate, BID Vlora, ose Vlora e vjetër është një zonë historike e qytetit me ndërtesa të vjetra që datojnë nga shekulli I 19 e deri në shekullin e 20. E rinovuar së fundmi, zona ofron një ndërthurje mes së vjetrës dhe shërbimeve moderne. Ndërtesat shumëngjyrëshe dhe rruga e vjetër Justin Godard është kthyer së fundmi në atraksionin e preferuar për të shkrepur një foto, për të shijuar një pije me miqtë, provuar një gatim tradicional dhe vizituar monumentet e kulturës së zonës. Ndër pasuritë kulturore në zonë ju mund të vizitoni Muzeun Etnografik, Muzeun e Pavarësisë, rrugën e Hebrenjve, Klubin Labëria, Sahatin e qytetit, e të shijoni pamjen e godinave të vjetra të qytetit.

Nata vjen ndryshe në Vlorën e Vjetër, me evente të shumta. Muzikë live, aktivitete kulturore të natyrave të ndryshme që ju mund ti ndani me miqtë dhe familjarët tuaj. Ajo që duhet të bëni është të ndiqni kalendarin tonë I cili përditësohet vazhdimisht, të ftoni një mik apo një mikeshë, e të na bashkoheni për një natë plot gjallëri.

Nëse dëshironi të provoni diçka tradicionale, këtu do të gjeni restorante të cilat do të servirin një pjatë të ngrohtë tradicionale për kënaqësinë tuaj. Vlora është e njohur për kuzhinën e saj të shijshme që përmban një përzierje unike të shijeve mesdhetare dhe ballkanike. Disa nga pjatat që duhet të provoni përfshijnë Tave Kosi, një tavë tradicionale shqiptare me qengj dhe kos, dhe Fergese, një pjatë pikante me domate dhe djathë. Menuja është shumë e gjerë se kaq kështu që nëse jeni të uritur, vendosni drejtimin në hartë dhe eja vizito një prej restoranteve në zonë.

Nëse pasditja juaj është bosh, ejani shijoni disa momente të këndshme në një prej bareve dhe lokaleve të zonës. Disa prej tyre do të shërbejnë për ju pije të përgatitura vetë. Një limonatë e shtëpisë mund të jetë ajo që I duhet pasdites suaj! Për ata që kanë dëshirë të ndajnë një gotë rakie dhe vere me miqtë, do ti gjeni të gjitha të zonës.

Përpara se të largoheni, mos harroni të merrni një suvenir me vete. Dyqanet e zonës dhe artizanët kanë punuar me kujdes produkte të shumëllojshme që do të zbukuronin vitrinën tuaj të preferuar. Ju mund ti ktheni kujtimet tuaj në të prekshme dhe të bëheni pjesë e historisë qindravjeçare të Vlorës së vjetër. Një pikturë, një suvenir, një qilim I vjetër, mund të jetë dhurata perfekte për ju.

Nëse nuk keni dëshirë të largoheni, gjeni një prej hoteleve në zonë. Të përshtatura me një stil karakteristik tradicional, mes historisë dhe kulturës, ju do të kaloni një natë pas në kohë.

Vlora e vjetër ka shumë për të ofruar, vendos një pikë në hartë dhe eja shkrep një moment historik.