Festa e Vitit të Ri

Eventi i natës se ndërrimit të viteve dhe show me fishekzjarrë - dt. 31 Dhjetor 2022

Në pritje të Vitit të Ri 2023 në datë 31 Dhjetor ora 2300 në ‘Sheshin e Madh’ të Qendrës Historike Vlorë u realizua një koncert madhështor.

Festa filloi nën tingujt e muzikës se DJ Roni, duke vazhduar me numrat artistike nga grupet e kërcimit Star Dance dhe Art Plus Akademi. Pjesë e këtij programi ishin edhe animatorë të ndryshëm të cilët me performancat e tyre argëtuan të pranishmit.

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Ylli Baka erdhi ekskluzivisht për kënaqësinë e vlonjatëve në natën e ndërrimit të viteve. Me këngë popullore nga jugu i Shqipërisë, Baka ndezi menjëherë atmosferën duke i bërë qytetarët vlonjatë të kërcejnë dhe këndojnë njëzëri.

Në momentin e ndërrimit të viteve Festës ju bashkua edhe Kryetari i Bashkisë, zoti Dritan Leli së bashku me familjen e tij, i cili uroi të pranishmit.

Qendra Historike e Vlorës ofroi një spektakël fishekzjarrësh, i cili filloi me një numërim mbrapsht dhe kulmoi në momentin e ndërrimit të viteve.

Aty ku pak sekonda pas mbërritjes së vitit 2023 qielli u zbardh nën ndriçimin e fishekzjarrëve, Qendra Historike e Vlorës në sheshin qendror mirëpriti dhjetëra qytetarë nën tingujt e muzikës së Dj Roni, të cilët kërcyen dhe u argëtuan deri në orët e para të mëngjesit.