Një prej njësive tregtare të patriotit Aristidh Ruçi
AO61-Një prej njësive tregtare të patriotit Aristidh Ruçi
Godina në foto është një prej dyqaneve të patriotit Aristidh Ruçi, nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë. Kjo figurë është dhe një nga personazhet kryesore në fushën e tregtisë. Dyqani ishte pjesë e një kompleksi tregtar dhe më tej e qendrës tregtare të Vlorës së atyre viteve, që është rikonceptuar në fund të dekadës së parë dhe në dekadën e dytë të shekullit të kaluar, në formatin aktitekturor të sotëm.
Zona ku ndodhet ky kompleks tregtar, ka qenë e tillë në hershmërinë e vet dhe ndodhej përgjatë segmentit rrugor më të rëndësishëm në Vlorën e Vjetër, që bashkonte dy mjedise tregtare dhe njëkohësisht dy qendra të kohës; Sheshin e Pazarit, përpara Xhamisë së Tabakëve, me Pazarin e Vlorës, tek Merkatoja.
Djegia e pazarit në korrik të vitit 1916 dhe shkatërrimet masive që ndodhën nga tërmeti i vitit 1851, sollën dhe Planin e Parë Rregullues të Vlorës, i pari në llojin e vet dhe për gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo do të sillte dhe riconceptimin e dyqanit të Aristidh Ruçit me një arkitekturë të thjeshtë, por moderne për kohën.