Si funksionon TID Vlora?
Menaxhimi i TID Vlora kryhet nga Shoqata TID Vlora, e cila është organizatë jo-fitimprurëse dhe ka si qëllim zhvillimin, përmirësimin ekonomik, social dhe infrastrukturor të zonës e cila shtrihet në zonën e qendrës historike të Vlorës që përshin Rr. Jusdin Godar, Rr. Perlat Rrexhepi dhe Rr. Ceno Sharra, sipas hartës së zonës TID Vlora. Shoqata nuk mund të realizojë fitim dhe çdo e ardhur shkon për shpenzimet administrative të shoqatës dhe investime në projekte që i japim zhvillim zonës TID Vlora.
Të ardhurat kryesore të shoqatës vijnë nga këto burime kryesore:
- Pagesa e kuotave të anëtarësisë së vetë anëtareve të shoqatës
- Transferimi i tarifave vendore nga Bashkia Vlorë
- Donacione nga donatorë të ndryshëm nëpërmjet projekteve apo angazhimeve të tyre
- Kontribute qe vijnë për shkak të aktiviteteve të vetë shoqatës
Organet drejtuese të Shoqatës janë:
- Mbledhja e Përgjithshme e Anëtareve të Shoqatës
- Bordi Drejtues i Shoqatës
- Kryetari i Bordit Drejtues
- Administratori
- Struktura Ndihmëse (p.sh komisionet)
- Personel Ndihmës
Shoqata drejtohet nga Bordi Drejtues I cili është përgjegjës për:
- Drejtimin strategjik të zonës TID
- Të mbikëqyrë realizimin e projekteve dhe shërbimeve të parashikuara në planin e biznesit dhe planin e punës së shoqatës
- Menaxhimin financiar
- Të vërë në punë organizatën në mënyrë eficiente dhe transparente
- Të bëjë ndryshime në projekte, kur ekzistojnë mundësi apo ndryshime ekonomike të kushteve në interesin më të mirë të komunitetit dhe biznesit
- Të monitorojë performancën dhe të raportojë tek asambleja e përgjithshme e anëtarëve
Administratori është pozicion me kohë të plotë në shoqatën TID Vlora dhe është përgjegjës për:
- Realizimin e objektivave të përcaktuarara nga Bordi i Drejtues
- Mbledhjen dhe shpenzimin e burimeve të financimit në përputhje me Statutin dhe miratimin dhe ekzekutimin e kontratave
- Administrimin e veprimtarisë së përditshme të Shoqatës në zbatim të Statutit, vendimeve të Mbledhjes së Përgjithshme, Bordit Drejtues dhe Legjislacionit në fuqi
- Përfaqëson Shoqatën në mënyrë individuale përpara palëve të treta
- Përzgjedh punëmarrësit e tjerë të Shoqatës, sipas nevojës, në përputhje me vendimet e Bordit Drejtues për strukturën e punësimit, pagën, kohëzgjatjen dhe kushtet e tjera thelbësore të kontratës së punësimit
- Të monitorojë performancën dhe të raportojë tek asambleja e përgjithshme e anëtarëve