Mbështetje të ndryshme për bizneset

TID Vlora ofron mbështetje të formave të ndryshme për bizneset me qëllim krijimin e një rrjeti të fortë, ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive, apo forma të ndryshme në bazë të nevojave dhe qëllimeve strategjike të TID Vlora. Këto forma mbështetjeje përfshijnë:

Forcimin e rrjetit të biznesit dhe njohjen e tyre

Ne forcojmë lidhjen e bizneseve në zonë përmes rrjetëzimit të tyre. Njohja e bizneseve me njëri tjetrin është e rëndësishme për ndarjen e informacionit, njohurive dhe krijimin e lidhjeve me të gjithë komunitetin e biznesit në zonë. Këto lidhje luajnë një rol të rëndësishëm në mbledhjen e informacionit dhe analizimin e aktiviteteve.

Trajnime

Në bashkëpunim me AADF dhe organizata të tjera që kanë në fokus biznesin, shoqata TID Vlora kujdeset që bizneset e zonës të përfitojnë trajnime të ndryshme, në bazë të nevojave të tyre.

Shërbime Marketingu

TID Vlora ofron shërbime marketingu përmes kanaleve të komunikimit dixhital dhe organizimin e eventeve të ndryshme në zonën e Vlorës së Vjetër. Qëllimi i përdorimit të mediave sociale dhe faqes web është promovimi i bizneseve të zonës dhe komunikimi eficent me publikun e gjerë. TID Vlora gjithashtu planifikon dhe organizon evente përgjatë gjithë vitit me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve. Disa prej eventeve përfshijnë festat e fundvitit, netët e poezisë, shfaqjet live dhe aktivitete për fëmijë. TID Vlora gjithashtu bashkëpunon me operatorët turistikë, ofrues të shërbimeve turistike dhe media të ndryshme për të promovuar zonën dhe për ta përfshirë atë në guidat turistike dhe destinacionet që duhen vizituar në qytetin e Vlorës.

Për Bizneset:

Mbështetje me grante:

TID Vlora mbështet bizneset të cilat duan të investojnë duke financuar punimet deri në 50% të punimeve. Qëllimi kryesor i mbështetjes me grante është të lehtësojë procedurën e investimit dhe të tërheqë sa më tepër biznese në zonën TID. 

Procesi I mbështetjes me grante kalon në disa procedura dhe kritere. Kriteret e aplikimit dhe formati gjenden në linkun e mëposhtëm: 

https://apliko.tidvlora.al/?fbclid=IwAR2Qk7jYa2yFU2cphNbCUlfZivMe6VfSyhxHkmTHiuIJYAVGWIHZNxnF5s 

Për më shumë informacion kontaktoni Shoqatën TID Vlora për të mësuar më tepër dhe për të përfituar nga ky financim.

Për tendat e diellit:

Mbështetje me grante:

Mobilimi urban luan një rol të rëndësishëm në përmirësim e pamjes estetike të Qendrës Historke Vlorë dhe në të njëjtën kohë ofron një gamë të gjerë shërbimesh thelbësore për bizneset, banorët dhe vizitorët në zonë. Udhëzimet orintuese për elementët e arredimit urban jepen në Manualin e Arredimit Urban të zonës TID Vlora. Tendat e diellit janë pjesë e elementëve të arredimit urban dhe ndihmojnë bizneset në ruajtjen e fasadës së jashtme apo në krijimin e një mjedisi më të favorshëm në raport me klientët e tyre.
Tipi, ngjyra dhe madhësia e tendave të diellit janë të përcaktuara në Manualin e Arredimit Urban të zonës TID Vlora dhe janë të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë.

Shoqata TID Vlora i mundëson bizneseve apo pronarëve të njësive tregrare në zonë 50% Grant të financuar nga AADF për vendosjen tendave në zonën TID Vlora.

Kontaktoni Shoqatën TID Vlora për të mësuar më tepër dhe për të përfituar nga ky financim.